Itali/ Lorik Cana shenon nje super gol! | ||||
|
Atalanta-Lazio 0-2
Ai nuk është një sulmues, madje as një mesfushor ofensiv, megjithatë karakteri i fortë e bën që të japë një kontribut edhe tek porta kundërshtare. Lorik Cana shënoi golin e tij të dytë në Serinë A italiane, në fitoren 2-0 të Lacios në fushën e Atalantës, në javën e parafundit të Serisë A. Ishte ky një gol shumë i bukur, një shpërblim i merituar për përkushtimin e shqiptarit nga Kosova. Cana shënoi në fund fare duke vulosur fitoren e miqve dhe duke qenë ende me shpresë për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve. Goli i parë për kryeqytetasit u shënua nga Libor Kozak në minutën e 35-të, ndërsa skuadra e Edoardo Rejës e pati më të lehtë në pjesën e dytë pasi vendasit mbetën me 10-lojtarë. Standardo doli jashtë me të kuqe në minutën e 81-të. Goli i parë i Canës ishte shënuar në Leçe, në 10-dhjetor të vitit të kaluar, kur Lacio fitoi me rezultatin 3-2. Loriku shënoi në nisje të pjesës së dytë për avantazhin 2-1 të ekipit të tij. Kel Naraci
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2375 |