HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Goli i Canes, me i bukuri i javes ne Seria A
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Maj 2012 14:01   pdfShtypEmail

lorikcanaj_lacioGoli që Lorik Cana shënoi në fitoren 2-0 të Lacios në fushën e Atalantës, jo vetëm që mbylli virtualisht ndeshjen, por i siguroi ekipit të drejtuar nga Edi Reja pjesëmarrjen në Europa League. Bardhkaltërit do të luajnë për të dytin vit radhazi në këtë aktivitet, ndërsa tashmë presin një mrekulli, për ti rrëmbyer Udinezes vendin e tretë në klasifikim dhe biletën e fundit drejt Champions League.

Ndërkohë, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka marrë edhe një vlerësim të veçantë. Goli i shënuar prej tij në minutën e parë shtesë, pas një dueli të fituar në mesfushë, shkëputjes mes mbrojtësve dhe me një predhë nga distanca, është cilësuar si rrjeta më e bukur e javës së 37-të në Serinë A.


Goli i Canës ka fituar 48,01%  të votave të tifozëve, sipas “SportItalia”. Një vlerësim për ndërthyrjen e grintës, klasit dhe preçizionit, me një gol që i siguroi Lacios fitoren e parë jashtë fushe pas shtatë humbjeve radhazi.


Lorik Cana ka lënë pas disa prej yjeve më të spikatur të kampionatit Italian. Në fakt, ndjekësi më i afër i Canës ishte lojtari i Interit, Maikon. Supergoli që braziliani shënoi në derbin e fituar 4-2 me Milanin ka marrë 28,6%  të votave duke e renditur të dytin, ndërsa podiumi plotësohet nga Xhovinko me 17,56% , për golin në fitoren 2-0 të Parmës në fushën e Sienës.


“Top 5” e golave më të bukur të javës së 37-të në Serinë A plotësohej nga Mikoli, autor I tre golave në barazimin 4-4 të Palermos me Kievon dhe Di Natale për rrjetën në takimin ku Udineze mposhti 2-0 Xhenoan.


busy
komente