Ekskluzive/ Xhevahir Sukaj : Shume njerez u munduan te me prishnin pune, por ja qe ja arrita te dal kampion | ||||
|
Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj ne linje telefonike ka folur ekskluzivisht per faqen Albaniasoccer.com duke treguar emocionet e fitimit te titullit kampion ne Iran me ekipin e Sepahan-it. “Jam shume i gezuar. Fitimi i titullit eshte nje gje shume e bukur dhe ta fitosh ketu eshte madheshtore. Pas ndeshjes ne qytet ishin mbi 300 000 persona per te festuar fitimin e titullit nga ekipi i tyre i zemres. Nuk me kishte ndodhur me pare te festoja ne kete menyre nje titull te fituar”. “Kete fitore ja dedikoj te afermve te mije, familjes dhe shokeve qe me kane ndihmuar ne cdo moment qofte edhe i veshtire per mua. Gjithashtu jam i kenaqur per kete triumf sepse nuk kam kaluar nje periudhe te mire qe nga momenti kur ika nga vllaznia, por zoti ma shperbleu qe erdha ketu sepse ja arrita te dal ku doja une edhe pse shume persona u munduan te me prishnin pune, por ja qe ja arrita”. Objektivi i radhes per ty dhe ekipin e Sepahan-it? “Normalisht une jam pjese e nje ekipi shume te mire dhe normalisht objektivat jane te medha. Pas fitimit te titullit tashme jemi te perqerndruar tek tentativa per fitimin e kompeticjonit continental”. Tashme per Sukajn vetem ekipe me fanella te verdha ? Pse ? Sepse dy titujt kampion qe ke fituar kane ardhur me fanella te verdha Elbasani dhe Sepahan. “Hahahahha (qesh), po po e vertet se kisha menduar ndonjehere. Kam fituar edhe kupen me Vllaznine, por kampionate vetem me te verdha. Epo tashme do te ulem ne bisedime vetem me ekipe me fanella te verdha. (Bej shaka)”. Po ngjyra e kuqe ? “Eh… ajo eshte endrra ime. Per cdo lojtar fanella e kombetares eshte nje objektiv primar. Une normalisht qe shpresoj ne nje thirrje nga kombetarja sidomos per ndeshjen kunder Iranit”. Te urojme qe te realizohen edhe keto dy endrra si kombetarja ashtu edhe championsi ne Azi. Faleminderit dhe pershendes te gjithe lexuesit e faqes. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2079 |