HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
USA/ Hamdi Salihi shenon golin e kater ne MLS
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Maj 2012 18:08   pdfShtypEmail

salihi_prezantim_dcSulmuesi i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi nuk ka ndërmend te ndalet me, ndërsa duket se po kthehet ne një faktor tepër te rëndësishëm për skuadrën e tij te re, Uashington DC.

27-vjeçari shënoi një tjetër gol ne javën e XIV  te kampionatit amerikan te futbollit vetëm disa dite pas atij ndaj Kolorados. Shkodrani realizoi golin e trete ne minutën e 73-te, pas një pasimi nga Andi Najar ne rezultatin 3-1 qe Uashington arriti ndaj Torontos. Salihi ka luajtur 632-minuta deri me tani ku dhe ka shenuar kater gola.

Me pare për skuadrën e kryeqytetit kishte shënuar dopiete Di Rosario. Ky ishte goli i katërt për Salihin ne pese ndeshjet e fundit, ndërsa edhe ne këtë sfide shkodrani luajti qe nga minuta e pare e nuk u zëvendësua deri ne fund.

Sulmuesi shqiptar ka rigjetur formën e tij ka mare besimin e trajnerit duke e gjetur me lehtësi dhe ne mënyrë te pabesueshme rrjetën. Pas një fillimi jo shume impresionues, pas kësaj fitoreje Uashington DC mban vendin e dyte ne konferencën e lindjes, ne kuotën e 24-pikëve, një me pak se kryesuesit e Nju Jork Red Bulls.

Me formën qe po gëzon Hamdi Salihi është humbja me e madhe për kombëtaren shqiptare te futbollit ne prag te dy takimeve miqësore me Katarin dhe Iranin, pasi nuk është lejuar nga skuadra amerikane me pretendimin se datat ku do te zhvillohen këto ndeshje nuk janë te lira nga FIFA.

Kel Naraci


busy
komente