HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Samir Ujkani prane Torinos ?
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Maj 2012 22:22   pdfShtypEmail

sajmir_ujkani_novaraPas rënies së Novarës në Serinë B, Samir Ujkani është drejt rikthimit te Palermo. Megjithatë, portieri shqiptar duket se do të udhëtojë vetëm kalimthi në Siçili, pasi mendohet që presidenti i klubit, Mauricio Xamparini mund të pranojë ta shesë “gardianin” te Torino, e sapo ngjitur në elitën e futbollit italian.

Gjysma e kartonit të Ujkanit është në pronësinë e Palermos dhe zirozët pritet të paguajnë afro 2 milionë euro për gjysmën tjetër te Novara, klub me të cilin kuqeziu u aktivizua në sezonin që sapo u mbyll, duke shkëlqyer në Serinë A.


23-vjeçari e mbylli kampionatin rreth dy muaj më parë, pas një frakture në dorë në ndeshjen kundër Romës, ndërsa vetëm pak ditë më parë ai cilësohej si alternativë e parë në portën e Palermos, në rast të largimit të portierit Viviano drejt Interit.


Në rast se ish-portieri i Bolonjës do të qëndronte te siçilianët, atëherë për Ujkanin nuk do të kishte hapësira si titullar dhe portieri i Kombëtares shqiptare nuk do të pranonte të qëndronte në stol. Zgjidhja e vetme në këtë rast është transferimi në një tjetër klub dhe Torino është gati të shfrytëzojë mundësinë.


Ujkani është objektivi numër një në merkato për klubi torinez, që me kuqeziun kërkon të blindojë portën. “Granatat” u rikthyen në Serinë A pas tre sezoneve dhe kërkon të krijojë një grup cilësor duke nisur nga portieri, me synimin që të qëndrojë mes më të mirëve. Për momentin negociatat janë vetëm në fazën fillestare dhe ende nuk mund të thuhet me saktësi nëse Palermo do të pranonte ta shiste përfundimisht Ujkanin, apo thjesht ta transferojë në formë huazimi te torinezët.

Kel Naraci


busy
komente