Trukimet/ Ish-futbollisti i Tiranës, Zoltan Kenesei, kapo i trukimeve në Itali! | ||||
|
Merr përmasa te tjera skandali i trukimit te ndeshjeve ne Itali, pasi Prokuroria ka zbardhur disa nga emrat e përfshirë, ku nuk mungojnë as shqiptaret. Sipas te dhënave te organit te akuzës, personi i quajtur Safet Altic, i cili se bashku me Kujtim Qoshin është një nder te fotografuarit ne takimet me lojtaret e Xhenoas, është një shqiptar i Malit te Zi dhe një nder emrat me te njohur te mafies ballkanike. Sipas Prokurorisë, Altic organizonte mbledhjet e shumave te parave për ndeshjet e trukuara, ndërsa Qoshi e shoqëronte atë gjithandej, pasi ishte njeriu i tij me i besuar. Ne këtë skandal te manipulimit te ndeshjeve, një nder emrat e te ndaluarve është edhe ish-futbollisti i Tiranes Zoltan Kenesei, i cili konsiderohet nga Prokuroria italiane si një eksponent i një organizate kriminale ne Hungari. Aktualisht Kenesei është burgosur ne Budapest, me akuzën e manipulimit te ndeshjeve te futbollit. Te hënën policia italiane arrestoi 19 futbolliste e ish-futbolliste ne Itali dhe Hungari te cilët dyshohet se kane marre pjese ne fiksimin e rezultatit te ndeshjeve. Hetimet ne vendin fqinj po vijojnë dhe sipas policisë pritet te ketë ndalime te tjera. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1903 |