| Trukimet/ Rijat Shala, 150-mij Euro per trukimin e ndeshjes Kievo-Novara | ||||
|
Sipas përgjimeve të Prokurorisë, por edhe rrëfimeve të bëra nga të penduarit si Karlo Xhervazoni, një grup mafioz sllav, i kryesuar nga Almir Gegiç, u ofroi 150 mijë euro futbollistëve të Novarës që të humbisnin me shumë gola ndaj Kievos. “Në fakt kështu ndodhi, Novara humbi me shumë gola, - rrëfen Xhervazoni. – Kujtoj që sllavët takuan Nikola Ventolën në një hotel dhe i dorëzuan një shqiptari që luante te Novara (Rijat Shala), 150 mijë euro, të cilat u ndanë edhe me lojtarë të tjerë, përfshirë portierin Fontana”, shton ai. Kosovari Rijat Shala ka qenë një futbollist tepër i njohur në Itali, ku ka luajtur me Kaljarin dhe me Novarën, ndërkohë që në sezonin e shkuar kaloi te Lugano në Zvicër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2280 |














































Ndeshja e Kupës së Italisë mes Kievos dhe Novarës, më 30 nëntor 2010, është një nga më të përfolurat në skandalin e trukimeve që ka përfshirë futbollin italian. Manipulimi i kësaj sfide ka treguar se çfarë ndodhte në të vërtetë në Itali, ku futbollistë shumë të njohur, korruptoheshin nga mafiozë të këtij sporti.