Tifozët serbë kanë vazhduar të djegin flamurin shqiptar. Idiotësia dhe urrejtja e tyre patologjike kundër kombit shqiptar solli episodin e radhës, të një veprimi që tashmë më tepër sesa lajm ka nisur të krijojë bezdi.
Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen miqësore që Spanja zhvilloi me Serbinë në stadiumin “AFG Arena” në Sankt Galen të Zvicrës disa ditë më parë, një sfidë të cilën “Furia e Kuqe” e fitoi me shifrat 2-0, me golat e Adrian Lopez dhe Santi Kazorlas.
Në një ndeshje të dominuar plotësisht nga kampionët e botës dhe Europës në fuqi, tifozët serbë të pranishëm në stadium nuk kanë përkrahur skuadrën e tyre, por tentuan të fitojnë vëmendje duke treguar edhe një herë mllëfin kundër simboleve kombëtare shqiptare. Veprimi është shoqëruar me duartrokitje nga tribuna ku ndodheshin mbështetësit e përfaqësueses serbe.
Ky është episodi i radhës që tifozët serbë djegin flamurin shqiptar, ku ngjarja që ka bërë më shumë bujë ka qenë padyshim ajo e dhjetorit 2010, në stadiumin “Marasi” të Xhenoas, ku ndeshja kualifikuese e Euro 2012, Itali-Serbi u ndërpre prej akteve vandale të pseudo-tifozëve serbë, që mes të tjerave dogjën edhe flamurin shqiptar.
Lufta e djegies se flamujve vazhdon prej kohësh dhe përveç futbollit këto ngjarje janë regjistruar edhe në disiplina të tjera sportive, ndërsa zemërimi i serbëve duket se lidha mbi të gjitha me faktin që FIFA i hapi “dritën jeshile” përfaqësueses dhe klubeve kosovare, të cilat tashmë mund të zhvillojnë miqësore ndërkombëtare. Gjithsesi, për qeveria botërore e futbollit ka dështuar në luftën kundër përdhosjes së simboleve kombëtare, pasi sin ë të kaluarën, ashtu edhe në këtë rast, nuk është marrë asnjë masë konkrete parandaluese apo ndëshkimore.
|