HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Trukimet/ Rapid Vjenë-Vllaznia në gjykatën e Bokumit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Qershor 2012 17:09   pdfShtypEmail

vllaznia_ekipTrukimet vazhdojnë të jenë temë e ditës në futbollin botëror, ndërsa së fundmi në gjykatën e Bokumit ka nisur procesi për skandalin e basteve të vitit 2009. Sipas hetuesve, mund të thuhet me siguri se ndeshjet kualifikuese të Europa League kanë qenë të manipuluara, ndërsa më specifikisht flitet për dy takime, Alborg-Slavia Sarajevo dhe Rapid i Vjenës-Vllaznia.

Në total, bëhet fjalë për 35-ndeshje të cilat dyshohen si të manipuluara dhe të ndikuara nga mafia e basteve ilegale, ndërsa mes tyre figurojnë edhe takime të kampionatit turk. Në procesin që po zhvillohet, kanë dalë detaje për sfidën e 16 korrikut 2009, të luajtur në kryeqytetin austriak, ku Rapidi i Vjenës shkatërroi 5-0 Vllazninë. Sipas dëshmimtarëve, rezultati i ndeshjes është trukuar dhe kjo u realizua në bashkëpunim me portierin e skuadrës shkodrane. Sipas dëshmive, “gardianit” kuqeblu i ishin premtuar 10 mijë dollarë nga organizatat kriminale nëse do të pësonte të paktën tre gola në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa portieri akuzohet se ka qenë dakord. Sinjali për pranimin e manipulimit ishte që portiere të gjuante shishen drejt portës.

Sipas organit të akuzës, një prej të akuzuarve në hetimin për trukime ndodhej në stadium dhe sapo të shihte sinjalin, ai do të lajmëronte bashkëpunëtorët që të vendosnin baste. I menjëhershëm ka qenë reagimi i portierit Olti Bishani që ka luajtur në atë takim. Ish-portieri i Vllaznisë ka deklaruar se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë lloj manipulimi, duke shtuar se sa herë që flitet për baste, akuzat bien gjithmonë ndaj futbollistëve shqiptarë.


busy
komente