HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bastet/ Ulensaker-Ham Kami, nje nga ndeshjet e dyshuara për fiksim rezultati nga shqiptaret
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 11 Korrik 2012 21:09   pdfShtypEmail

loja1-x-2Sipas Federatës Norvegjeze të Futbollit ka dyshime për skuadra të kategorisë së dytë. Një ndër ndeshjet mes Ulensaker dhe Ham Kamit është ndër më të dyshuarit për fiksim rezultati.

"Këtë mëngjes ne kemi paraqitur një raport tonin dhe ia kemi dorëzuar policisë",  shkruan nëpërmjet një komunikate për shtyp presidenti i Federatës Norvegjeze të Futbollit Ingve Halen. Ai shton më pas se ka një bashkëpunim të ngushtë mes Federatës që drejton, UEFA-s, Interpolit dhe Bashkimit Europian për të zgjidhur cështje të tilla. Sipas tij janë rrjete kriminale që mbulohen pas klubeve e futbollistëve të implikuar.


Ndërkohë sipas gazetës Dagblejdët, në komunikimin privat të Facebook-ut të portierit të ekipit të kategorisë së dytë Fylingdsalen Robin Vikskjold është zbuluar komunikimi me një shtetas shqiptar.


Mesazhet në Facebook


Mesazhi 1
-  Përshëndetje...jam i interesar për të blerë ndeshje dhe për arsye sigurie dua të paguaj pas përfundimit të saj...ju më thoni cila ndeshje është e fiksuar....do ta kontrolloj këtu në Shqipëri dhe nëse kam mundësi ta luaj do ta vë dhe do të sjell një kopje të biletës në Facebook....me pas ju vendosni çmimin...nuk po ju gënjej pasi jam i interesar që blej ndeshje tek ju. Më duhet të fitoj paratë pasi këtë vit kam humbur 25 mijë euro dhe jam në borxhe

Mesazhi 2
- Të lutem për ndeshjen e parë më ndihmo që të paguaj pasi të përfundoj ndeshja nëse fitoj, më pas do të paguaj përpara...

Mesazhi 3
- Hej Robin...po pres për ndeshjen nesër

Ky është një komunikim që i është bërë këtij portieri për një nga ndeshjet  por ende nuk dihen emra dhe vazhdimësia e kësaj ngjarjeje, pasi policia dhe federata norvegjeze nuk zbulojnë asgjë për arsye të hetimeve.


busy
komente