HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ Ola By Rise : Tirana nje “kafshate” e lehte per Aalesundi-n
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 19 Korrik 2012 07:23   pdfShtypEmail

logo_tiranaNë një intervistë për të përditshmen “Dagbladet”, ndihmëstrajneri i kombëtares norvegjeze, kundërshtare e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit të vitit 2014, e konsideroi skuadrën më të suksesshme të futbollit tonë si një “formalitet” për formacionin skandinav.

”Një prej arsyeve përse klubet tona nuk arrijnë të bëjnë një paraqitje të mirë në Europë është fakti se u mungon qëndrueshmëria. Një skuadër mund të jetë e mirë për një vit, por nuk ndodh kështu vitin e ardhshëm dhe si rrjedhojë, nuk arrijmë asnjëherë larg”, vlerësoi trajneri Ola By Rise.


”Prej kohësh, Rosenborg ka qenë ajo skuadër që na ka përfaqësuar larg, por mendoj se tashmë edhe ekipe si Tromso apo Aalesundi mund t’ia dalin. Këta të fundit kanë një short veçanërisht të favorshëm, ndaj një skuadre modeste si Tirana dhe besoj se ka ardhur momenti që qëndrueshmëria e Aalesund në këto vitet e fundit të shpërblehet me kualifikim deri në fazën e grupeve”.


Një vit më parë, skuadra norvegjeze mori pjesë gjithashtu në Europa League, ku u eliminua një hap larg fazës së grupeve, në plejof, nga AZ Alkmar, pasi kishte siguruar kualifikimin ndaj Ferencvaroshit hungarez dhe Efsborgut suedez.


Megjithatë, pavarësisht vlerësimeve pozitive të ndihmëstrajnerit të kombëtares norvegjeze, duhet thënë se Tirana nuk përballet me një skuadër në kulmin e saj, sepse Aalesundi vjen në këtë edicion si fitues i Kupës, por pas një kampionati tejet zhgënjyes, në të cilin u rendit vetëm në vendin e nëntë.


busy
komente