HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Përfundon edicioni i pestë i “Milan Junior Camp"
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 21 Korrik 2012 12:39   pdfShtypEmail

taci_anikaBuzëqeshja do të jetë e stampuar në fëtyrën e 150 fëmijëve që morën pjesë në edicionin e pestë të “Milan Junior Camp" në Tiranë, i cili është mbyllur të premten mes entuziazmit të protagonistëve të vegjël, prindërve të tyre dhe organizatorëve të këtij evenimenti të kthyer në një traditë falë bashkëpunimit të suksesshëm të Grupit "Taçi Oil International" dhe klubit të Milan.

“Shpresoj të jeni kënaqur, të jeni stërvitur dhe të jeni mësuar nga këta miq e profesorë. Ky lloj pasioni dhe impenjimi na bën që të vazhdojmë akoma më fort me këtë projekt. Doja t'ju thoja që prindërit tuaj bënë shumë sakrifica për të mbështetur pasionin dhe dëshirën tuaj. Ju këshilloj që t'ua shpërbleni me pak përkushtim e impenjim. Ne do të jemi në ditët e ardhshme. Ju uroj suksese 5 më të mirëve, të cilët do ti shikojmë në “Milan Day". Do të keni mundësinë të shikoheni dhe të përzgjidheni nga teknikët dhe drejtuesit më të lartë të Milanit dhe për të tjerët, suksese në çdo gjë që do të përzgjidhni në jetën tuaj. Ju faleminderit të gjithëve dhe shihemi në vitin e ardhshëm", deklaroi Anika Taçi, Zëvendëspresidente e Grupit  “Taçi Oil International".


Ndërsa Kordinatori i ekipit të Milanit Marco Schembri u shpreh: “Këto të  “Milan Junior Camp" në Tiranë janë 5-vite të sukseshme. Kemi zhvilluar shumë aktivitete me Milanin këtu, por ai më i rëndësishmi për mua është Milan Junior Camp. Deri tani, 1300-fëmijë kanë marrë pjesë gjatë këtyre viteve dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e “Taçi Oil International" që për ne është pjesë e familjes dhe një nga sponsorët më të rëndësishëm të Milanit. Një tjetër gjë e rëndësishme dhe që dua ta theksoj duke falenderuar  “Albanian Screen" është se ky kamp është ndjekur gjatë gjithë ditëve nga kamerat që kanë regjistruar buzëqeshjen tuaj që është gjëja më e rëndësishme për ne dhe në ditët në vazhdim do ta shfaqë atë si një reality. Javën tjetër do të jemi edhe në Kosovë, në qytetin e Mitrovicës. Milan dhe “Taçi Oil" është i lidhur me të gjithë këtë territor. Kështu edhe 200-fëmijë të tjerë në Kosovë do të përjetojnë këtë eksperiencë të bukur".


Për pesë ditë në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi" dhe ato të ekipit kombëtar në Kamëz, 150-fëmijët pjesmarrës në edicionin e pestë të “Milan Junior Camp" në Tiranë do të stërviten nga trajnerët e moshave të Milanit duke marrë bazat teknike e taktike të një prej skuadrave më të mëdha të futbollit botëror. Andri Stafa, Xhersildi Haka, Elvi Berisha, Elton Vata dhe Erdi Hamzallari janë fituesit e këtij edicioni të “Milan Junior Camp", ndërsa do të jenë të ftuarit specialë të Milanit në turneun që mbahet në “San Siro" me bashkëmoshatarët e tyre të zgjedhur nga kampet e zhvilluar në të gjithë botën.


Bashkëpunimi i suksesshëm mes Grupit “Taçi Oil International" dhe klubit të Milan do të organizojë në  Mitrovicë, nga data 23 deri në 27 korrik edicionin e dytë të "Milan Junior Camp Kosova", ku 200 të tjerë do të kenë mundësi të stërviten nga trajnerët e skuadrës më të titulluar në botë, ndërsa kjo buzëqeshje të jetë e tyre sa herë të kujtojnë këtë eksperiencë.

Marre nga Albanian Screen


busy
komente