Champions League/ Debrecen-Skenderbeu 3-0 | ||||
|
Skënderbeu i dha fund aventurës evropiane ne mënyrën me te dhimbshme duke mos realizuar dot ëndrrën për kalimin ne turin e trete te UEFA Champions League. Korçaret nuk arritën te administronin rezultatin e takimit te pare, duke u mundur ne ndeshjen e kthimit, me rezultatin e thelle 3-0, ne Hungari, nga Debrecen. Një ndeshje e ç’thurur tërësisht nga ana taktike për djemtë e Levit pa faze konkluduese ne sulm dhe një prapavije e dobët për tu bere balle sulmeve te vendasve. Hungarezet e filluan me mjaft presion përballjen e dyte duke arritur te thyejnë mbrojtjen e kundërshtarit qe ne minutën e 12-te, me ane te Kulibalit, i cili ne këtë sfide ishte lojtari me i mire i takimit. Goli i çliroi nga ana psikologjike vendasit, te cilët nuk ndalen për asnjë moment inkursionet drejt portës kundërshtare, ndërkohe qe Shehi u be shpëtimtar ne disa raste. Edhe pse korçaret u munduan te reagonin forca e tyre goditëse ishte mjaft e dobët për te kërcënuar seriozisht. Me fillimin e pjesës se dyte kampionet ne fuqi te Shqipërisë u munduan te balanconin situatën, por ne minutën e 58-te, pas një humbjeje te topit nga ana e Arapit ne një kundërsulm te shpejte, hungarezet shenuan përsëri këtë radhe me ane te Varges. Tre minuta nga fundi përsëri Kulibali solli edhe golin e kapitullimit duke vulosur shifrat e thella 3-0. Pas takimit trajneri i Debrecen e quajti këtë rezultat një sukses mese te merituar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1629 |