HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Barcelona ne Vlore per 100-vjetorin e Pavaresise ?
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 22 Gusht 2012 19:58   pdfShtypEmail

Flamurtari-stadium_55891Te merkuren ne mesdite perfaqesues te klubit te Barcelones, kane vezhguar ambientet e stadiumit Flamurtari. Ky stadium eshte rikonstruktuar dhe ne kete sezon do te kete mundesine te zhvilloje edhe ndeshje ne mbremje nen ndriçimin e prozhektoreve.

Inspektimi i zyrtareve te klubit katalanas duket se ka te beje me nje ndeshje miqesore qe per momentin duket ende si pjese e imagjinates, ajo mes vendasve te Flamurtarit dhe Barcelones se madhe.


Duket se ata pas vizites i kane konsideruar ambientet e brendshme te stadiumit si normale per akomodimin, per  90-minuta, te  nje prej klubeve me te medha europiane dhe me spektakolare te momentit si Barcelona e Lionel Mesit.


Ngjan si nje enderr, por ne keto momente perfaqesuesit e Barcelones jane ne nje takim me kryetarin e Bashkise se Vlores dhe njekohesisht presidentin e Flamurtarit, Shpetim Gjika, ku po diskutohet rreth mundesise se zhvillimi te kesaj ndeshjeje historike.


Shpresat ne ambientin vlonjat jane shume te medha qe nje gje e tille te realizohet, megjithate, ende nuk ka nje konfirmim zyrtar. Nese vertete ndodh realizimi i nje ndeshjeje te tille, ajo do te realizohet brenda muajit nentor, ne kuader te festimeve te 100-vjetorit tone te Pavaresise, ne qytetin e Pavaresise.

Me pare ka qene dhe klubi i Elbasanit qe ka dashur te zhvilloj nje ndeshje miqesore me ekipin e Barcelones qe asaj kohe kishte president Joan Laporten dhe miqesia qe kishte me presidentin Arben Laze thuajse ishte e sigurt kjo ndeshje miqesore, por qe mbeti vetem nje enderr e bukur, por jo reale per tifozerin verdheblu.

Shpresojme qe kete here kjo enderr e bukur te behet reale.


busy
komente