Ne fokus/ Ilir Azemi nje nga 34-ter, talentet e Bundesliges, kerkon te vishet kuq e zi | ||||
|
Pas afrimeve të Alban Mehas dhe Burim Kukelit, përfaqësueses shqiptare mund ti shtohet një tjetër element i ri. Bëhet fjalë për sulmuesin Ilir Azemi, i cili aktivizohet te Greuther Furthi i Mërgim Mavrajt në Bundesligën. 20-vjeçari ishte protagonist në triumfin 1-0 që Greuther regjistroi në fushën e Mainzit, që është edhe fitorja e parë në histori e këtij klubi në elitën e futbollit gjerman. Edhe pse i aktivizua si zëvendësues në minutën e 66-të të takimit, Azemit i mjaftuan vetëm pak sekonda që të ishte vendimtar. Sulmuesi i talentuar, që cilësohet si një prej lojtarëve të së ardhmes te Greuther Furthi dha asistin e golit për Klaus, pas lëvizjeve mjaft të mira në zonë. Ndërkohë, rrjeta i dha ekipit tri pikët e para në këtë sezon, pas disfatës së pësuar në javën e parë përballë Bajernit të Mynihut. “Do ta kisha për nder të luaja me fanellën e Kombëtares shqiptare. Ky është vendi të cilit i përkas dhe i ndjek gjithmonë ndeshjet e Shqipërisë”, ishte deklarata e lojtarit të lindur në Prishtinë, që vjen si një mesazh i qartë për FSHF-në dhe trajnerin De Biazi. Me afrimin e Ilir Azemit në përfaqësuesen kuqezi, një ndihmë të madhe mund të japë edhe Mërgim Mavraj, i cili mban shiritin e kapitenit te Greuther Furthi dhe tashmë është shndërruar në një prej pikave të forta të mbrojtjes së Kombëtares. Revista e njohur gjermane Kicker ne faqen e saj ne internet kicker.de jep 34-talentet qe luajne kete sezone ne Bundesligen Gjermane. Midis tyre eshte dhe sulmuesi shqiptar nga Prishtina, Ilir Azemi. “Pasaporta” Emri : Ilir Mbiemri : Azemi Vendlindja: Prishtine Vendbanimi : Gjermani Datëlindja : 21-shkurt 1992 Gjatësia :192-cm Pozicioni : Sulmues qendre Numri fanelles : 33 Ekipet : 2010-2012 SpVgg Greuther Fürth II / 42-ndeshje- 17-gola 2012- SpVgg Greuther Fürth / Ne kete sezon te ri ka luajtur ne te dy ndeshjet per ekipin e tij ne nje total prej 145-minutash Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2368 |