FSHF organizon kupen “Pavaresia”, me 28-Nentor | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës dhe Klubin e Futbollit Flamurtari, do të organizojë më 28 Nëntor Kupën “Pavarësia”. Në Vlorë, në ditën e shënuar për të gjithë shqiptarët do të festohet edhe me futboll. Është edicioni i parë i një aktiviteti të ri, një ide dhe iniciativë e Federatës Shqiptare të Futbollit, mbështetur nga Bashkia e Vlorës dhe Klubi i Futbollit Flamurtari. Në të, do të marrin pjesë FK Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës. Aktiviteti do të jetë një turne trikëndësh, ku të treja skuadrat pjesëmarrëse do të ndeshen me njera tjetrën në një pjesë loje 45 minutëshe. Për fituesin do të jepet një Kupë. Do të ketë gjithashtu, një kupë për lojtarin më të mirë të Turneut. Aktiviteti do të zhvillohet më datë 28 Nëntor në orën 12.00, në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës. Pritet një interesim i veçantë nga ana e tifozerisë vlonjate. Bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë aktivitet brenda të gjitha festimeve zyrtare që do të kryehen me këtë rast. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2596 |