Ne fokus/ 5-gola ne 4 kampionate te ndryshme ne këtë fundjave | ||||
|
5 futbolliste shqiptare, 5-gola ne 4 kampionate te ndryshme ne këtë fundjave. Xhevahir Sukaj ka shënuar një tjetër gol me peshe për skuadrën e tij, Sepahan, ne kampionatin iranian te futbollit. Sulmuesi shkodran i dhuroi skuadrës se tij golin e qetësisë ne fitoren qe Sepahan arriti ndaj Persepolis, me rezultatin 2-0. Sukaj u fut ne minutën e 70’ si zëvendësues ndërsa 3-minuta me vone ne një kundërsulm te shpejte goditi mjaft bukur nga e majta duke mposhtur portierin kundërshtar. Ky ishte goli i peste për këtë sezon për Sukaj me fanellën e Sepahan skuadër ne te cilën luan edhe futbollisti i kombëtares Ervin Bulku. Ne Ukraine, Ahmed Januzi, pas dy golave ne kampionat shënoi edhe ne kupe ne turin e 1/16-ve. 24-vjecari shënoi golin e pare ne fitoren qe skuadra e tij Vorskla Poltava arriti ne Chernigiv ndaj Desnes 2-1. Ne Bullgari goli i pare për Armando Vajushin me fanellën e Liteks Lovech. Shkodrani vulosi rezultatin përfundimtar 0-4 ne fushën e Etarit. Te premten Odise Roshi dhe Edmond Kapllani i dhuruan fitoren 2-1 skuadrës se tyre FSV Frankfurt ndaj ST Pauli duke gjetur qe te dy rrjetën. Aktualisht edhe pse po kalojnë një forme te mire duke shënuar vazhdimisht, trajneri Xhani De Biazi nuk ka preferuar te thërrasë ne kombëtare si Edmond Kapllanin ashtu dhe Xhevahir Sukajn, ndërsa vazhdon te preferoje Hamdi Salihin i cili tashme ka humbur edhe vendin e titullarit ne skuadrën e tij Uashington DC. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1957 |