DEKLARATË E TIFO-GRUPIT "VLLAZNIT ULTRAS" | ||||
|
Nisemi drejt stadiumit të motivuar në maksimum të mbështesim ekipin e zemrës, tek biletaria marrim vesht që çmimi i biletës si askund tjetër në botë është njësoj sikur në tribunën ballore po ashtu dhe tek harku "vendqëndrimi" jonë. Këtë sezon çmimi i biletave është me i lartë se asnjëherë. Mërzitemi pak sepse jo të gji thë e kanë mundësinë financiare, gjithsesi vazhdojmë përpara por kjo nuk është asgjë krahasuar me lajmin që na priste tek dera, mbas blerjes së biletave, roja na komunikon që Tribuna mbas porte, nuk do të hapet sepse nuk ka siguri. Nuk ka siguri??? Kjo është përgjegjësia e klubit, nëse ju nuk garantoni siguri për çfarë jeni aty? A kemi ne faj sepse ju nuk keni siguri të mjaftueshme?! Kush do të bëjë tifo për Vllaznin, Administratori, Sigurimi apo Policia...? Vazhdon "historia e vjetër" edhe me Administratorin e ri... Shikojeni mirë situatën që keni krijuar dhe mos bëni thirrje fallco për praninë e tifozave në gazeta, po t'ju interesonin tifozat do të ulnit çmimet e biletave dhe të krijonit lehtësime të tjera, mirë që tifozat duhet të durojnë përbuzjen dhe sharjet e Policisë por sot na mbyllen edhe dyert e stadiumit... Ju nuk doni Tifoza, nuk doni një zë opozitar. Jo zotërinj ne gjithmonë do të jemi të Pavarur dhe do ti thojmë të gjitha gabimet e klubit. Në çdo vend ka lehtësira për Tifozat, vetëm në Shkodër ndodh që për lehtësira nuk bëhet fjalë por edhe ti mbyllet dera Tifozave. TURPI qoftë me ju! Me lekët tona në Stadiumin Tonë e dijmë ne se në cilën Tribunë hyjmë. Nëse nuk ka një reagim zyrtar nga Klubi Vllaznia dhe nuk merren masat e duhura për këtë çështje, do të detyrohemi ti rregullojmë punët sipas mënyrës tonë. Prandaj mos luani me durimin tonë, gjithçka e ka një kufi. Vllaznit Ultras 1 Jetë 2 Ngjyra 1 Skuadër Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1948 |