HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Islanda/ Kundërshtarët e Shqipërisë nuk fitojnë në transfertë prej vitit 2008
nga AlbaniaSoccer   E premte, 12 Tetor 2012 12:15   pdfShtypEmail

loja1-x-2Vendi i 97-të në renditjen e FIFA-s me një kërcim prej 21 vendesh vetëm në muajin shtator. Një skuadër me një futboll në nivele mesatar dhe jo shumë të njohur në kontinentin europian.

Kjo është Islanda, kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Kupën e Botës 2014. Nordikët janë një ekip me tipare të ngjashme me Shqipërinë: të fortë në shtëpi, por të brishtë në sfidat jashtë fushe. Një tjetër ngjashmëri është edhe fakti se islandezët luajnë më mirë përballë skuadrave të mëdha dhe zhgënjejnë përballë kundërshtarëve pa shumë emër.


Islanda është një skuadër me futboll në rritje dhe kjo nuk vihet në diskutim. Mjafton të kujtosh fitoren 2-0 përballë Novregjisë në Rejkjavik, në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve.


Megjtihatë, në transfertë kjo skuadër shpërfytyrohet dhe fitorja e fundit jashtë fushë daton rreth 4 vjet më parë. Ishte 19 nëntori i 2008-ës kur Islanda triumfonte me rezultatin 1-0 në fushën e Maltës, një skuadër nga e cila Shqipëria ka kujtime jo fort të mira.


Në ndeshjet e mëparshme Islanda është paraqitur mjaft mirë përballë skuadrave të mëdha: në maj 2012 ata kanë luajtur me Francën dhe Suedinë, duke humbur në të dyja rastet 3-2, ndërsa në muajin shkurt fillimisht janë thyer 3-1 nga Japonia në Osaka, ndërsa më pas u mposhtën 2-1 nga Mali i Zi në Podgoricë


Në vitin 2011, Islanda u thye në muajin tetor me shifrat 5-3 nga Portugalia, ndërsa humbja më e rëndë e viteve të fundit është ajo me shifrat 4-0 në Budapest përballë Hungarisë.


Në anën tjetër, humbja e fundit e Shqipërisë në shtëpi ka ardhur në nëntor 2011, në miqësoren me Azerbajxhanin, ndërsa disfata e fundit në ndeshjet zyrtare në “Qemal Stafa” është ajo e 2 shtatorit 2011 përballë Francës, me shifrat 2-1.


busy
komente