Durres/ Nis kampionati i minifutbollit në qytetin bregdetar | ||||
|
Kampionati i mini-futbollit mes ekipeve të shkollave të mesme në Durrës, i cili mbahet për të dytën herë, ka nisur me një ceremoni rinore, të organizuar në kompleksin sportiv “Niko Dovana”. Skuadrat e 16 shkollave të mesme të qytetit, të nxitura edhe nga sportdashëset kërcimtare, kanë dëgjuar përshëndetjet e organizatorëve të veprimtarisë. Drejtori i Autoriteti Portual Durrës, njëkohësisht dhe promotori i veprimtarisë sportive dy-mujore të futbollit mes shkollave të mesme, Eduart Ndreu, në fjalën e tij përshëndetëse tha se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të Durrësit mbeten mjaft të rëndëssishme.. Veprimtaria sportive është mbështetur edhe nga drejtoria Arsimore Rajonale, e cila mundëson përzgjedhjen dhe organizimin e nxënësve në ditët e ndeshjeve si dhe dhe klubi i futbollit “Teuta”, që ka vënë në dispozicion mjediset e tyre dhe fushat e futbollit. Kampionati zhvillohet në dy grupe me nga 8 skuadra, përkatësisht grupi A-shkollat publike dhe grupi B-shkollat private. Takimi final do të organizohet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” më 8 dhjetor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2128 |