Zvicer/ Fiorentina e Dortmundi duan sulmuesin elbasanas, Armando Sadikun | ||||
|
Armando Sadiku është shndërruar në sulmuesin e dëshiruar të shumë klubeve europiane, por tashmë në garën për lojtarin e Kombëtares shqiptare kanë hyrë edhe klubet e mëdhenj. Një interesim që tregon se 21-vjeçari tashmë është gati për të luajtur në një ligë të madhe. Së fundmi, listës për Sadikun i janë shtuar Fiorentina nga kampionati italian dhe kampionët e Gjermanisë, Borusia e Dortmundit. Dy emra të mirënjohur të futbollit kontinental, të cilat njihen si ekipe që evidentojnë talente dhe më pas i japin atyre shansin që të fitojnë reputacion në nivele të larta. Fiorentina i shtohet listës së skuadrave nga Seria A, që kanë shfaqur interes për “bomberin” e ri të Shqipërisë. Më parë, në garë ishin Siena, Catania e Chievo, ndërsa në vazhdimësi të politikës për të afruar lojtarë të rinj dhe me kosto të ulët, edhe “vjollcët” synojnë të përfitojnë nga oferta. Fiorentina është një piacë e rëndësishme kjo jo vetëm se skuadra e Montella-s praktikon futbollin më të bukur në Itali, por edhe sepse në sulmin e kësaj skuadra janë emra si Stevan Jovetic, Adem Ljajic apo edhe Luca Toni. Stërvitja dhe aktivizimi përkrah këtyre emrave, do të shërbente në rritjen e mëtejshme të sulmuesit. Por, edhe interesimi i Borussia Dortmund ëhstë i jashtëzakonshëm. Skuadra që ka fituar dy titujt e fundit në Gjermani është padyshim një prej emrave më të rëndësishëm në Europë në vitet e fundit. Natyrisht që skuadra e Klopp, ku luajnë yje si sulmuesit Leëandoëski e Reus, apo mesfushori ofensiv Götze, janë një emër më sugjestionues se Munich 1860 i Bundesligës II, që kërkonte sulmuesin e Luganos, që me 9-gola në 11-ndeshje kryeson klasifikimin e golashënuesve në Challenge League-n zvicerane. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2388 |