Gjermani/ Shaqiri : Ribery është unik, por unë jam vetvetja | ||||
|
Xherdan Shaqiri e vlerëson shumë ndihmën e Franck Ribery, por thotë se nuk i pëlqen ta krahasojnë me mesfushorin francez e as me ndonjë lojtar tjetër, kjo sepse ai synon ta ndërtojë emrin e tij në Gjermani. 21 vjeçari ndihet i lumtur se si po i shkojnë gjërat në Bundesligë atij dhe ekipit bavarez. Futbollisti i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri thotë se nuk i pëlqen ta krahasojnë me shokun e skuadrës Franck Ribery apo me ndonjë lojtar tjetër, derisa ai po vazhdon ta ndërtojë emrin e tij në sezonin e zjarrtë në Gjermani. “Në fushë mund të mësoj shumë nga ai. Pa dyshim, ai është unik. Këtë e pëlqej shumë dhe mësoj shumë nga ai. Mirëpo, në përgjithësi nuk më pëlqen të krahasohem me të tjerët. Unë jam vetvetja dhe jo Ribery apo dikush tjetër”, ka thënë 21 vjeçari për gazeten gjermane Bild. Mesfushori kosovar e ka fituar tri herë titullin e kampionit në Zvicër me Baselin, ndërsa tani shpreson ta bëjë një gjë të tillë edhe me Bayernin, me të cilin e ka filluar sezonin në mënyrë perfekte, duke e lënë prapa 15 pikë kampionin aktual Borussia Dortmund. “Distanca është e lartë. E pëlqej faktin që Dortmundin e shohim poshtë. Mirëpo, kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe shkëputja aktuale nuk është e mjaftueshme. Ne e kemi të obliguar të fitojmë tituj. Përpos Dortmundit, aty janë edhe Frankfurti dhe Schalke, që janë të fortë”, vazhdoi futbollisti me origjine nga Gjilani. Shaqiri i ka kushtuar 12 milionë euro Bayernit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2004 |