Kjo fundjavë sjellë derbin e madh italian, në mes Lazios dhe Romës. Edhe pse të dyja skuadrat janë paksa të shkëputura në kreu i renditjes, mbesin me ambicie të mëdha. Lazio pas 11 javësh ka tubuar 9 pikë, dhe mbanë pozitën e 5-të, një me lart se Roma që ka dy pikë më pak.
Për skuadrën e Lazios, ky takim ka rëndësinë e posaçme pasi luan si vendas, ndërkaq me një fitore eventuale do të qëndroj afër katërisht të madh, deria adhuruesit shqiptar presin paraqitjen e kapitenit të kombëtares, Lorik Cana. ‘Derbi me Romën nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, përkundrazi, një kampionat më vete’, ka deklaruar në prag të kësaj sfide një tjetër akter shqiptar i Lazios, drejtori sportiv, Igli Tare, i cili komenton edh trajnerin e Romës, Zeman.
‘Ai tashmë është pjesë e historisë së këtij derbi. Është një trajner që e ka përjetuar këtë sfidë të veçantë si pjesë e të dyja skuadrave, ndaj mendoj se një pjesë e zemrës së tij këtë të diel do të jetë laciale’.
Një përgjigje thumbuese e Tares edhe për deklaratën e homologut të tij te Roma, Franko Sabatini, i cili parashikon një numër më të madh tifozësh të Romës në Olimpiko. ‘Mbështetësit e Romës mund të jenë më të shumtë në numër, por ata të Lacios janë më të zhurmshëm dhe i qëndrojnë gjithmonë pranë skuadrës.
Ky fakt na gëzon së tepërmi. Ata do të jenë arma jonë plus në këtë derbi. Kloze nervoz? Vështirë ta dallosh pikërisht tek një futbollist gjerman, që i shfaq kurrë emocionet. Është një kampion i madh, një armë plus për skuadrën tonë. Eksperienca dhe dëshira e tij është pikë referimi në fushë dhe jashtë saj.
Tani që e ka mësuar shumë mirë italishten, ndihet më i përfshirë. Ardhja e tij në Romë ka qenë shumë e rëndësishme’, derisa shton se Objektivat janë tepër të qarta. Kemi ndërtuar një skuadër që do të synojë një nga 4-5 vendet e para të Serisë A.
|