HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Arsenali pas Xhakës
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Nentor 2012 20:56   pdfShtypEmail

granitxhakaFutbollisti i pakënaqur i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka është duke u ndjekur edhe nga skuadra angleze, Arsenali.

Spekulohet se ai që në janarin e vitit të ardhshëm do të merr ofertë konkrete nga londinezët. Në këtë mënyrë pas interesimit të Lazios, Xhaka ka më shuam opsione për të zgjedhur të ardhmen e tij.

Xhaka gjatë kësaj vere u transferua nga Basel te skuadra gjermane si një shpresë e madhe, tani ka përfunduar në bankinë dhe kjo mund ta shtyjë që gjatë dimrit ta braktisë Gjermaninë.


Sipas medieve të huaja, ekipet që dëshirojnë ta marrin Xhakën duhet të derdhin në konton e klubit gjerman 10 milionë euro. Një ditë më parë, Granit Xhaka deklaroi se e nuk u transferua në Gjermani për të ngrohur stolin. Mesfushorit nuk i pëlqen aspak statusi si një lojtar rezervë te Borussia Munshengladbac, e cila aktualisht gjendet në vendin e 11–të të klasifikimit të Bundesligës me 13 pikë pas 10 ndeshjesh të luajtura.


Pas gjithë kësaj situate duket shumë e afërt mundësia që Xhaka të përfundoi në njërën prej skuadrave të lartpërmendur.


Është paksa ironik fati, pasi përkundër faktit që Gladbach nuk po e inkuadron dhjetëshen e Zvicrës në lojë, ai po kërkohet nga skuadra më të mëdha siç janë Arsenali që vazhdimisht në Ligën e Kampionëve dhe Lazio me ambicie të mëdha, në këtë mënyrë Xhaka vetëm sa komplimentohet nga të tjerët.


busy
komente