HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Palermo nuk beson me te Ujkani
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Janar 2013 10:50   pdfShtypEmail

sajmir_ujkani_novaraPalermo është një qytet i ngrohtë, por këto ditë dimri po rezultojnë me ngrica për portierin e kombëtares shqiptare, Samir Ujkani.

Gardiani kuqezi mori besimin e plotë të presidentit Zamparini pas largimit të Vivianos në verë, por tashmë duket se muajt e mjaltit kanë perënduar dhe kosovari nuk e ka më besimin e trajnerit Gasperini që e la në stol edhe në ndeshjen kundër Parmas.

Megjithatë, zgjidhja mesa duket do të vijë nga Milano, ku Interi në kërkim të një portieri mendon të afrojë Sorrentinon e Chievo Veronas. Skuadra zikaltër i ofron 3 mln Euro verdhebluve dhe këta të fundit mendojnë të afrojnë njërin prej portierëve të Lazios, Bizzarri ose Carrizo.

Realizimi i këtij skenari e afron Ujkanin me skuadrën e drejtorit sportiv Igli Tare, por mediat italiane shkojnë edhe më tej duke hipotezuar një transferim të mundshëm të Ujkanit edhe te Fiorentina që nuk po gjen sigurinë e premtuar nga Viviano në portë.

Këto janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen e ish titullarit të portës së kombëtares, i cili do ta mësojë të ardhmen shumë shpejt, madje me shumë mundësi brenda merkatos së Janarit.


busy
komente