HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Xherdan Shaqiri : Gjithmonë e kam admiruar Messin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Janar 2013 14:32   pdfShtypEmail

XHerdan_SHAQIRIMesfushori i Bayern Munchen-it, Xherdan Shaqiri, e ka idhull futbollistin më të mirë në botë, argjentinasin Lionel Messi. Shaqiri 21-vjeçar, insiston se e ka adhuruar sulmuesin e Barcelonës prej fillimit të karrierës profesioniste. “Lionel Messin gjithmonë e kam admiruar”, pranon Shaqiri, i cili është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Zvicrës. “Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe ndoshta në të ardhmen nuk do të ketë lojtarë të tillë si Messi”.

Mesfushori kosovar thotë se ka ngjashmëri me Messin, por është shumë larg gjërave që i ka arritur argjentinasi, qofshin ato individuale apo kolektive. “Messi luan me këmbën e majtë dhe është i shkurtër sikur unë. Mirëpo, për t’i bërë gjërat që i ka bërë ai dhe për t’i arritur ato, më duhet të punoj shumë”, thotë Shaqiri.

Shaqiri para fillimit të këtij edicioni qe transferuar te Bayern Munchen nga skuadra e Basel-it për një dëmshpërblim prej 12 milionë eurosh. Shaqiri është pritur me duartrokitje të shumta në stadiumin e Baselit “St. Jakob-Park”, të shtunën në ndeshjen miqësore me ish-skuadrën e tij. Bayerni triumfoi me rezultatin 3:0, kurse Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të në vend të Muellerit. Për Shaqirin kjo ishte hera e parë që luajti kundër Baselit prej se është transferuar te Bayerni. Ai me skuadrën bavareze ka kontratë deri në qershorin e vitit 2016.


busy
komente