HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Fiorentina kerkon Ujkanin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 22 Janar 2013 12:34   pdfShtypEmail

sajmir_ujkani_novaraE ardhmja e Samir Ujkanit po bëhet gjithnjë e më e paqartë, edhe pse portieri shqiptar vazhdon të jetë titullar te Palermo dhe ka qenë ndër më të mirët në fushën e lojës në barazimin 2-2 të shtunën ndaj Lacios.

Palermo po kërkon zyrtarisht nga Kievo portierin Sorrentino, duke dashur t’i besojë atij rolin e titullarit në skuadër dhe nga kjo lëvizje pritet të krijohet një valë masive transferimesh të portierëve në Itali.

Fakti që një nga portierët që mund të lëvizë është edhe Viviano, nga Fiorentina te Bolonja, ka bërë që klubi i Firences të hedhë sytë pikërisht nga portieri shqiptar që normalisht do të kërkojë një sistemim tjetër.

Mediat italiane bëjnë të ditur se edhe trajneri Montela ka dhënë pëlqimin e tij për këtë lëvizje, duke e parë Ujkanin si një lojtar me shumë perspektivë që mund të ndihmojë skuadrën e tij.

Kjo do të shtojë Fiorentinën në një listë të gjatë skuadrash që ndjekin me vëmendje situatën si Kievo, Bolonja, Lacio e Inter. Lojtari shqiptar ka bërë të qartë se do të transferohet te një skuadër që i mundëson të luajë dhe jo të qëndrojë në stol, pasi në moshën 24 vjeçare kërkon të jetë protagonist në fushën e lojës.


busy
komente