Ne fokus/ S’ka më Premier League në Shqipëri ? | ||||
|
Shqipëria i është bashkuar Koresë Veriore si vendet e vetme në botë ku nuk do të transmetohet Premier Liga angleze. Marrëveshja aktuale që skadon me kompaninë Tring Digital pas këtij sezoni do të simbolizojë edhe fundin e transmetimeve të futbollit më cilësor anglez në Shqipëri. Ky ndalim do të jetë (shpresojmë) i përkohshëm derisa të zgjidhen problemet me piraterinë. Marrëveshja e re për Premier Ligën në sezonet 2013-2016 do të shitet në më shumë se 200 vende në mbarë botën dhe pritet ti sjell kategorisë kryesore të futbollit anglez rreth 2 miliardë funte. Shitjet e të drejtave në Ishull që ishin shpërndarë ndërmjet Sky dhe BT vitin e kaluar dhe në total gjatë ciklit të ardhshëm nga të drejtat televizive Premier League pritet të përfitoj 5.5 miliardë funte. Premier League ka pasur probleme me shitjen e kartelave të Digitalb më parë, dhe tani Tring Digital e Nova të Greqisë në Britani të Madhe, diçka e ndaluar me ligj, ku së fundmi janë dënuar dy qytetarë britanik. Në Britani të Madhe ndeshjet e pasdites të së shtunës nuk transmetohen në televizion, gjë që shtyn britanikët, sidomos pronarët e pub-ëve të ndryshëm të pajisen me kartela të volitshme nga jashtë, në këtë rast Tring Digital e Nova, raporton Daily Mail. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë veti, sipas gazetës britanike, është mos shpërndarja e të drejtave televizive në Shqipëri, gjë të cilën e ka bërë organizata që menaxhon të drejtat televizive duke mos ftuar në tender asnjë kompani nga Shqipëria dhe Koreja Veriore. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5906 |