HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Cana, "Vitaminë C" për Lazion
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Janar 2013 23:30   pdfShtypEmail

LORIK_CANAOrganizimi i lojës së Lazios tani nis nga Lorik Cana, që luan në qendër të mbrojtjes së ekipit nga Roma.

Kështu ka vlerësuar gazeta prestigjioze italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’.

Në shkrimin për Canën të titulluar ‘Vitaminë C për Lazion’, gazeta ka shkruar se Cana për më pak se dy muaj ia doli të rikthehet nga një rezervist i përhershëm në një titullar thuajse të sigurt. ‘Gazzetta’ ka vlerësuar se trajneri i Lazios, Vladimir Petkoviç, ka arritur t’i japë oksigjen fazës mbrojtëse përmes muskujve të Canës, por edhe aftësisë së tij për të prodhuar lojë që në mbrojtje, diçka që në Itali shihet rrallë.

‘Tashmë në mënyrë konstante Cana po luan mbi mesataren e skuadrës së tij. Një skuadër që dukej se nuk ishte e prerë për të. Në qendër të fushës, Petkoviç preferon lojtarë më dinamikë se Cana dhe gjithashtu më të aftë në aspektin teknik, që nuk është pika e fortë e shqiptarit’, ka shkruar gazeta prestigjioze italiane.

‘Në mbrojtjen me tre lojtarë, Cana është organizatori i parë i skuadrës njëkohësisht edhe muri i fundit para portierit’.


busy
komente