Ne fokus/ Valon Berisha, nje tjetër shqiptar kundër | ||||
|
Ashtu si me Zvicrën, edhe kundër Norvegjisë kuqezinjtë e De Biasit do te kenë kundërshtare futbolliste me origjine shqiptare. Gazeta norvegjeze “Aftenbladet” ka intervistuar Valon Berishën, 20-vjeçari me origjine nga Kosova, por i lindur ne Malmo te Suedise i cili e cilëson takimin kundër Shqipërisë shume special. “Futbollisti i Red Bull Salcburg është grumbulluar ne takimin kundër Shqipërisë ndryshe nga Ardian Gash i lëne jashtë për këtë sfide”. “Shqipëria do te thotë shume për mua, - ka beret e ditur Berisha i cili konsiderohet një talent ne Norvegji, por unë jam shume i motivuar te tregoj se jam një lojtar i mire”.
Sipas tij për trajnerin Egil Olsen është një gjë pozitive qe ka ne skuadër lojtare me rrënje shqiptare. Shqipëria ka një skuadër agresive ka deklaruar Basha ashtu siç jemi ne fakt ne karakter, por është një ndeshje e rëndësishme për ne, do te japim gjithçka qe ta fitojmë ketë sfide. I pyetur nga gazeta, futbollisti 20 vjeçar ka deklaruar se asnjë here nuk e ka menduar se mund te luante për Shqipërinë. Qe nga koha kur ishte te ekipet zinxhir ëndërronte gjithmonë te luante për kombëtaren e madhe norvegjeze. Ndërkohe edhe tekniku Egil Olsen ka veçuar Berishën si nje futbollist me te ardhme ndërsa nuk e beson se mund te ndikoje ne këtë sfide lidhja e tij me Shqipërinë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2115 |