Legjionarët/ Armando Vajushi dopietë me Liteksin | ||||
|
Armando Vajushi ka kopjuar patriotin e tij Hamdi Salihi dhe një ditë pas dopietës që ky I fundit shënoi në Kinë, ka realizuar edhe ai në Bullgari. Sulmuesi shtatshkurtër ja ka dalë të shënoj dy gola në fitoren spektakolare që Liteksi ka mundur të marrë ndaj Botev Vratsa. Golin e parë ish lojtari I Vllaznisë e ka shënuar në minutën e 31’ duke e dërguar rezultatin në 2-0, ndërsa golin e dytë personal ai e ka shënuar në minutën e 65’ për të realizuar kështu golin e pestë për Liteksin. Me këtë fitore skuadra e tij është ngjitur në kuotën e 39 pikëve duke forcuar pozitat në vëndin e tretë në tabelën e klasifikimit. Përsa i takon golave të shënuar, Armando Vajushi është ngjitur në kuotën e 9 golave këtë sezon duke treguar se ka shumë vlera dhe se e ardhmja për të premton shumë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1768 |