Legjionaret/ Shënon për Sepahan Ervin Bulku | ||||
|
Nuk ka shënuar Xhevair Sukaj por e ka bërë një tjetër shqiptar që luan për Sepahan. Ervin Bulku ka vendosur shenjën e tij në fitoren që skuadra iraniane ka marrë në kampionat. Mesfushori kombëtares shqiptare ka realizuar një gol të rëndësishëm në minutën e 12-të ndërkohë që Sepahan ja ka dalë të marrë fitoren në fund të takimit me shifrat 3-1. Por nuk ka përfunduar me kaq ndeshja për Bulkun që në minutën e 42-të është detyruar të lërë fushën i ndëshkuar me kartonin e dytë të kuq. Sukaj në krahun tjetër ka luajtur por nuk ka shënuar megjithëse ka bërë një ndeshje të mirë. Sepahan ka ruajtur pozitat në vëndin e parë dhe tani mendon më shumë se kurrë të fitoj sërish titullin në kampionatin Iranian. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1791 |