HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Jave jo shume pozitive per shqiptaret
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 07 Dhjetor 2009 01:53   pdfShtypEmail

bogdani_kievo_gol__518212477Ne Serie A, arrin fitore Kievo ne trasferten e Livornos me rezultatin 2-0. Por kunder ekipit te tij Erjon Bogdani ishte ne stol gjate gjithe ndeshjes. Ne takimin tjeter te Serise A ku luan nje lojtar me origjine shqiptare gjithcka u mbyll ne barazim, Behet fjale per Genoa-Parma qe perfundoi 2-2. Per ekipin mik te Parmes u aktivizua gjate gjithe takimit mesfushori i talentuar,Blerim Dzemaili.Ne klasifikim Parma eshte ne vendin e katert me 25 pike dhe konsiderohet si surpriza e vertet e sezonit. Kurse Kievo ka 21 pike dhe gjendet ne vendin e 11-te dhe i eshte larguar ndjeshem vendeve te fundit. Duke u ulur ne Serine B punet per ekipet e shqiptareve nuk shkuan mire.Si Padova ashtu edhe Frozinone ne ndeshjet e djeshme dolen te humbura nga fusha e lojes. Padova humbi 2-0 ne Modena kunder Sassuolos dhe sulmuesi shqiptar Edgard Cani hyri si zevendesues ne minuten e 44-t te pjeses se dyte. Kurse ne Cesena ekipi çioçiar i Frozinones u shkaterrua 4-0. Migjen Basha u aktivizua si titullar gjate gjith takimit. Pas startit te shkelqyer qe pati Frozinonja,tani ekipi verdheblu po kalon nje perjudhe teper te keqe dhe nga vendi i pare ka kaluar ne mesin e klasifikimit. Duke u ulur edhe nje kategori tjeter vjen lajmi me i mire per ngjyrat kuqezi ne kampionatet italiane. Ne trasferten e Viarexhos ekipi kampan i Sorrentos arriti nje fitore te paster 2-0. Dhe pikerisht golin e pare per ekipin e shenoj ish lojtari i kombetares shqipetare,Florian Myrtaj. Bomberi vlonjat duket se nuk e ka humbur nuhatjen e golit dhe ka dhene kontributin e tij per Sorrenton qe me tre piket e sotme largohet nga zona e ftohte e klasifikimit. Ky ishte goli i dyte per Myrtajn ne kete kampionat.Sulmuesi shqiptar u zevendesua ne minuten 80-te nga De Giosa nderkohe qe golin e shenoi ne minuten 34-rt. Ndeshja Perugia-Paganese kishte nje tjeter lojtar shqipetar ne fushe.Ne rradhet e ekipit mik u aktivizua gjate gjithe takimit mesfushori vlonjat,Ledian Memushaj. Ekipi i shqiptarit humbi me rezultatin 2-1 dhe vazhdon te mbetet ne vendin e fundit e Divizionit 1 grupi A.Gjithashtu ne kete grup aktivizohen edhe dy shqipetar te tjere,Samir Ujkani dhe Rijat Shala.Keto lojtare luajne ne radhet e ekipit kryesues te grupit,Novara.Skuadra e tyre do te luajne neser ne darke kunder Arecos. Novara fale edhe kontributit te portjerit te kombetares shqiptare ka edhe mbrojtjen me te mire te grupit me vetem 7 gola te pesuar ne 15 ndeshje.

Kel Naraçi


busy
komente