Brazil 2014/ Sali Berisha: 200 mijë euro shpërblim nëse fitojmë | ||||
|
Ashtu siç kishte premtuar ditë më parë, kur ai vizitonte kombëtaren në Durrës, Kryeministri Sali Berisha do të shpërblejë kuqezinjtë me plot 200 mijë euro nëse Shqipëria arrin të fitojë me Norvegjinë. Numri një i Qeverisë Shqiptare do të jetë i pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa”, për të mbështetur ekipin shqiptar. Ai u ka uruar fat edhe disa ditë më parë, ndërsa sot u ka premtuar premio ekstra për fitoren. Edhe FSHF-ja nga ana e saj ka premtuar për të paktën 100 mijë euro premio, duke e çuar kështu shpërblimin në të paktën 300 mijë euro, si asnjëherë tjetër më parë. Ndërsa MTKRS-ja ka premtuar se në rast kualifikimi në Botëror, premio do të jetë speciale, e pa imagjinuar më parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2239 |