Në fokus/ Mediat Norvegjeze : “Tifozi me lazer verboi portierin tonë” | ||||
|
Media norvegjeze pasi kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre se nuk kanë mundur të fitojnë në fushën shqiptare, madje mundohen të gjejnë shkak dhe për golin e vetëm që pësuan. “Aften Posten” është treguar tepër e ashpër ndaj tifozërisë kuqezi. Me një foto në faqen e tyre online ata shprehen se dhe goli që morën në portën e tyre ka qenë si pasojë e kësaj drite lazer që mban një burrë në duar. “Asgjë nuk ishte norvegjeze aty. Mos harroni ishim në Ballkan”, shkruan e përditshmja norvegjeze duke fyer kështu gadishullin tonë. “Trajner, kjo është e turpshme”, shkruajnë ato dhe i kërkojnë të japë dorëheqjen. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2200 |