Itali/ Torino, e gatshme të paguajë një milion euro për Bashën | ||||
|
Skuadra e Torinos është shprehur e gatshme t'i paguajë një milion euro Atalantas për të blerë kartonin e mesfushorit kosovar, Migjen Basha. Kështu shkruan të shtunën "toronews.net". Atalanta e Torino kanë në bashkëpronësi kartonin e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha. Ky i fundit edicionin e shkuar luajti për skuadrën e Torinos me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. “Basha është gati të lirohet nga Atalanta. Shifra që duhet të paguajë Torino është rreth një milion euro”, shkruan “toronews.net”. Basha 26-vjeçar edicionin e shkuar në kampionatin italian Seria A, ka zhvilluar 21 ndeshje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2263 |