HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus/ Xherdan Shaqiri : Nuk i frikësohem konkurrencës tek Bayerni
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Qershor 2013 08:14   pdfShtypEmail

XHerdan SHAQIRIXherdan Shaqiri pati një paraqitje pozitive në sezonin e parë të sezonit. Mesfushori kosovar nuk ishte prezent në fushë në ndeshjet e rëndësishme dhe vendimtare, por në përgjithësi pati një minutazh me të cilin nuk mund të ankohet. Përfaqësuesi zviceran zhvilloi 38 ndeshje me gjigantin bavarez sezonin e kaluar, duke i fituar tre trofe, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. “Mund të jem i kënaqur me minutazhin që mu dha”, ka thënë 21 vjeçari për uebfaqen zvicerane spox.ch.

Gjatë verës në Allianz Arena do të arrijë edhe mesfushori Mario Gotze, gjë që do të bëjë që konkurrenca në mesfushë të shtohet. Por, futbollisti gjilanas nuk e ka aspak problem konkurrencën. “Nuk ia kam frikën askujt. Kur kam nënshkruar me Bayernin, aty ishin Ribery, Robben, Muller e Kroos. Gotze është një lojtar i madh, do ta përmirësojë ekipin tejmase. Unë mund të luaj kudo që shtrohet nevoja për mua, edhe pse e pranoj se do të preferoja të luaj në krahun e djathtë”, shtoi Shaqiri, i cili e pranon se sezonin tjetër synon të luajë më shumë.

Ky i fundit e pranon se muajt e parë në Munich ishin të vështirë, pasi e kishte nostalgjinë e shtëpisë. Atij i mungonte familja, pasi nuk ishte mësuar të jetonte larg tyre. Por, me të shkoi të jetonte vëllai, kurse familjarët tjerë e vizitonin kohë pas kohe.

Ndërkohë, selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka lavdëruar futbollistin kosovar, i cili realizoi tetë gola në sezonin e parë në Allianz Arena. “Ajo çka ka bërë Xherdani në sezonin e parë në Bayern, meriton të përshëndetet. Të luante në 38 ndeshje, është evidente se nuk është pak”, ka thënë trajneri gjerman, i cili beson se Shaqiri do të përfitojë nga ardhja e Pep Guardiolës në Bayern. “Shaqiri do të përfitojë. Guardiola ishte në Barcelonë dhe shtati i shkurtër nuk është problem për të, pasi te Barça kishte lojtarë të tillë si Xavi, Iniesta apo Messi. Xherdani ka gjithçka që Guardiola do. Të gjithë lojtarët tek Guardiola do ta nisin nga zero”, shtoi ai.

Ndërkaq, ish trajneri i Shaqirit tek Baseli, Heiko Vogel thotë se Xherdani nuk është një befasi dhe pret që të qëndrojë në një periudhë afatgjate në Bayern. Ai mendon se 21 vjeçari do të arrijë shumë në karrierë, pasi i njeh mirë kualitetet e tij.


busy
komente