Itali/ Sadiku pranë Serisë A, Fiorentina dhe Lacio e ndjekin | ||||
|
Afrohet ora e transferimit të Armando Sadikut drejt Serisë A. Skuadra e Luganos, pjesë e së cilës është sulmuesi shqiptar, ka zyrtarizuar së fundmi blerjen Boran Dubajiç, një zbulim i kategorisë së dytë serbe, lëvizje kjo që pritet të shoqërohet shumë shpejt kalimin e Sadikut në futbollin elitar italian. Për shërbimet e 22-vjeçarit interesohet Fiorentina dhe Lacio, madje pak kohë më parë menaxheri i lojtarit zbuloi se presidenti i Luganos kishte arritur marrëveshjen me një skuadër të Serisë A, por pa e zbuluar emrin. Armando Sadiku nuk u aktivizua me skuadrën e tij në takimin e parë të kampionatit mes Luganos dhe Biel Bien, që u fitua 1-0 nga vendësit, duke dëshmuar se e ardhmja e tij do të jetë larg Zvicrës. Lacio, e cila interesohet për Sadikun, pritet të shndërrohet në një koloni shqiptarësh. Aktualisht në klubin e kryeqytetit italian aktivizohen Lorik Cana dhe portieri i ri Tomas Strakosha, por formacionit lacial mund t'i bashkohen Elseid Hysaj dhe Saimir Ujkani. Bisedat për mbrojtësin 19-vjeçar të Empolit kanë mbetur prej ditësh në vend numëro, ndërsa emri i Ujkanit ka dalë në skenë orët e fundit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3556 |