Në fokus/ Mehmedi dy gola në ndeshjen debutuese me Freiburgun | ||||
|
Sulmuesi shqiptar i Freiburgut të Gjermanisë, Admir Mehmedi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme “aventurën” në klubin gjerman. Futbollisti pak ditë më parë ishte huazuar nga Dinamo e Kievit tek Frieburgu. Shqiptari në ndeshjen debutuese kundër Olympiaksot shënoi dygolësh. Mehmedi në këtë ndeshje ishte titullar, ndërsa pas vetëm katër minutave lojë preku rrejtën e skuadrës kundërshtare. Ish-anëtari i Zurich golin e dytë në këtë sfidë e realizoi në minutën e 22-të. Pas ndeshjes sulmuesi shqiptar tha se është i ngazllyer me lojën e treguar dhe golat e shënuar. “Kjo ishte një test i mirë dhe për mua, dhe një debutim qysh unë dëshiroja. Unë shpresoj se do të arrijë të shënoj edhe në Bundesligë”, ka thënë Mehmedi “Kicker”. (Dy golat e shënuara prej Admir Mehmedit në miqësoren me Olimpiakosin kliko-video) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4293 |