Në fokus/ Besart Berisha, goli i vetëm “australian” ndaj Manchester United | ||||
|
U zhvillua ditën e shtunë me 20-korrik 2013 në Sidney të Australisë takimi miqësor midis përzgjedhjes së futbollistëve më të mirë të kampionatit kombëtar australian dhe Manchester United. Ndonese kampionëve të Anglise u mungoi emblema e vet Wayne Rooney, nuk munguan emra te tille si Giggs, Wellbeck, Evra e Van Persie. Hyrja në fushë e këtij të fundit në pjesën e dytë u prit me ovacione të shumta. Për yjet e kampionatit australian ishte i përzgjedhur edhe futbollisti shqiptar Besart Berisha ndërsa në krahun tjetër, me Manchester United ishte grumbulluar shqiptari tjetër Adnan Jonuzaj që siç dihet ka zgjedhur të mos përfaqesojë kombëtaren shqiptare. Januzaj e nisi lojën nga stoli dhe hyri në lojë në minutën e 71’ të ndeshjes. Një minutë më vonë, në 72’ ishte Berisha që doli nga loja. Takimi u dominua krejtësisht nga Manchester United që e mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave, i pari nga Lingard dhe i dyti nga Wellbeck ndersa lojtari ynë Berisha u shfaq mjaft i lëvizshëm, por ngeli i pafurnizuar nga mesfusha australiane. Për tu veçuar ishte një pasim i bukur i Berishës që gati u kthye në gol nga Broich, shoku i tij i skuadrës të Brisbane Roar, ndërsa në një moment tjetër Berisha goditi vetë, por u bllokua shpejt nga mbrojtja angleze. Në pjesën e dytë vendasit e nisën lojën më mirë dhe çasti me kulminant ishte goli i Besart Berishës i cili me një gjuajtje të kalibruar përshëndeti në 52’ rrjetën e Manchester United duke e shkurtuar rezultatin në 1-2. Lingard ndëshkoi me kokë mbrojtjen e fjetur australiane në 70’ duke e çuar rezultatin në 1-3. Nuk u ndal me kaq Manchester që shënoi edhe golin e katërt, kësaj radhe me Wellbeck, ndërsa për të vulosur triumfin e kampionëve anglezë mendoi hollandezi Van Persie në 87’. Një rast të mirë shënimi pati në minutat shtesë të lojës edhe Januzaj, por nga një pozicion ideal goditi shtyllën. Përgatiti: Florent Hoxha
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4734 |