Legjionarët/ Mediat suedeze dërgojnë Etrit Berishën në Francë | ||||
|
Gazeta suedeze Sportbladet” ka raportuar lajmin e bujshëm se Etrit Berisha është shumë pranë kalimit tek skuadra e Monakos. Francezët janë vënë në ndjekje të tij dhe tani duan të mbyllin me sukses operacionin. Gjithnjë sipas kësaj gazete, vëzhguesit e Monakos do ta vëzhgojnë ditën e shtunë portierin e Kalmarit në takimin që skuadra e tij e zhvillon kundër Brommapojkarna. Për Berishën interesohen disa skuadra italiane por Etriti akoma nuk e ka vendosur të ardhmen, në pritje të një mundësie të parezistueshme. Potieri I Shqipërisë është një nga lojtarët e lakmuar në këtë merkato jo vetëm për cilësitë e tij por dhe për eksperiencën europiane që zotëron. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3473 |